Presidenti i SHBA-ve Donald Trump është duke i prishur ëndrrën shumë personave pasi ai do propozojë shumë ndryshime në sistemin e emigracionit. Ai është shprehur se do rekrutojë më të talentuarit dhe ky ndryshim vjen edhe nga nevoja e shtetit për qytetarë më të aftë.
“Ne diskriminojmë kundër gjenive. Ne diskriminojmë kundër të shkëlqyerve. Kjo nuk do të ndodhë më me këtë miratim”- tha Trump duke i dhënë më shumë shpresë njerzve duke bërë sistem që bazohet tek merita. Sipas Shtëpisë së Bardhë, plani do të forcojë sigurinë e kufijve dhe të krijojë një sistem bazuar tek merita. Plani do ta eliminonte krejtësisht programin e lotarisë amerikane, në bazë të së cilit u jepen karta të gjelbra 50,000 njerëzve nga vende me përqindje të ulëta imigrantësh në Shtetet e Bashkuara. Presidenti Trump tha se ata që vijnë përmes lotarisë, janë njerëz me aftësitë të ulëta.

- SPONSOR -