Ajo është një nga këngëtaret më in të momentit dhe kënga e saj “Sweet But Psycho” theu çdo rekord të mundshëm në shumë vende të botës. Quhet Ava Max dhe është me origjinë shqiptare dhe prindërit i ka nga Tirana dhe Saranda. Ava është një këngëtare e re në moshë por që synon shumë për të ardhmen dhe është cilësuar një Lady Gaga e re. Këngëtarja nxori dje këngën e saj më të re “So I Am” dhe është një këngë shumë e bukur por ajo që e ka përlotur Avën është posteri i saj që është vendosur në qëndrën më të rëndësishme në botë në Times Square në New York.

“A është ky realiteti?! Në mes të Times Square?! ÇFARË! Faleminderit për të gjithë dashurinë Spotify … e keni bërë vajzën tuaj të qajë! Ju dua të gjithëve shumë”- ka shkruar AVA MAX në postimin e saj në Instagram. 

Duke u Ngarkuar...

- SPONSOR -