Në një intervistë për emisionin “Good Morning America”, Hillary Clinton së bashku me vajzën e saj, Chelsea, ishin të ftuara në program për të promovuar librin e tyre të ri, “The Book of Gutsy Women”.

E pyetur nga gazetarja Amy Robach, se cili ka qenë një nga vendimet më të guximshme që kishte marrë në jetën e saj, Hillary u shpreh se ka qenë vendimi për të qëndruar në martesë me ish-presidentin Bill Clinton pas lidhjes së tij famëkeqe 20 vjet më parë me Monica Lewinsky.Gjatë asaj periudhe, ajo ka folur shumë rrallë për këtë situatë por në librin e saj “What Happened”, të publikuar në vitin 2017, Clinton ka hedhur edhe më shumë dritë mbi skandalin.

- SPONSOR -Smiley face

“Kishte raste që unë isha thellësisht e pasigurt nëse martesa jonë mund të mbijetonte, por në ato ditë i bëra vetes pyetjen që më interesonte më shumë: A e dua akoma? Dhe a mund të jem akoma në këtë martesë pa ndjenja zemërimi, pakënaqësie ose largimi. Përgjigjet ishin gjithmonë po. Kështu vazhdova“, thotë Hillary.

- SPONSOR -Smiley face