Shumica prej nesh i njohin simptomat më të zakonshme të depresionit. Sidoqoftë, ndonjëherë kjo “kamuflohet” pas një rutine që nuk duket patologjike. Këtu janë pesë modele të sjelljes që mund të fshehin depresionin.

Nëse vëreni te vetja një nga pesë llojet e sjelljes të listuara poshtë, të gjitha ose shumicën prej tyre janë, atëherë duhet të mendoni se jeni në depresion dhe këto lloj sjelljesh kërkojnë vetëm reagimin tuaj për ta pranuar atë.

- SPONSOR -Smiley face

Demostroni perfeksionizëm ekstrem

Ju gjithmonë përpiqeni të bëni më të mirën që mundeni në çfarëdo që bëni dhe prireni të merrni përgjegjësi, madje edhe ato që nuk ju përshtaten. Ju jeni prind i përsosur, profesionist i realizuar, udhëheqës i kompanisë, miku më i mirë. Ju vazhdimisht matni dhe vlerësoni situatat dhe nëse nuk i përmbushni pritshmëritë, ju rritni presionin mbi veten tuaj. Orari juaj ditor është rraskapitës, kërkoni që çdo minutë dhe orë ta keni të mbushur me aktivitete, përndryshe ndiheni fajtorë. Ju kurrë nuk pushoni apo gjenin kohë për tu relaksuar, ndoshta sepse e dini që nëse e bëni këtë, depresioni do të dalë në sipërfaqe.

Doni të jeni medeomos pozitiv

Shmangni ose refuzoni zemërimin, justifikimet dhe të gjitha ndjenjat e dhimbshme. Nuk mund të shprehni emocionet negative dhe të pranoni se ndjeheni të irrituar. Në vend të kësaj sjelljeje ju buzëqeshni, shpesh duke dalë kundër asaj që ju ndodh apo po përjetoni vërtet. Nuk dëshironi të komentoheni negativisht dhe dëshironi të shmangni dëshpërimin, kështu që vishni një maskë. Kjo mund të jetë veçanërisht e frikshme kur ekziston një ide vetëvrasëse, pasi nuk lejoni askënd të hyjë në botën tuaj, gjë që mund të çojë në pasoja katastrofike.

Kërkoni kontroll të plotë

Nevoja për kontroll të vazhdueshëm është gjithashtu e keqe. Harxhoni shumë dhe kohë dhe energji. Për të tjerët mund të mos jetë e qartë që ky ankth ekziston. Ajo bëhet më e dukshme kur njerëzit përreth jush ju lavdërojnë dhe admirojnë se si kujdeseni për gjithçka.

Vazhdimisht i shtoni qëllime vetes

Mund të lyeni shtëpinë, sistemoni depon ose lexoni një libër. Ose riformoni strukturën e kompanisë dhe silleni lart e poshtë. Profesionalisht kjo mund t’ju japë reputacionin e të qenit vizionar njerëzor dhe në fushën personale mund t’ju bëjë të dukeni jashtëzakonisht aktiv. Natyrisht, përdorimi i qëllimeve dhe arritjeve është një mënyrë për tu ndier i vlerësuar dhe i shkëputur nga çdo pasiguri apo frikë e brendshme.

Ju ndiheni (dhe e thoni) të bekuar

Të deklaroni  vazhdimisht në rrjetet sociale se jeni të bekuar me gjërat që keni dhe ju ndodhinnuk funksionon gjithmonë. Duke qenë i vetë-mjaftueshëm, i vetëkënaqur, optimist dhe mirënjohës, mund të kontribuojë pozitivisht në shëndetin mendor, por gjithashtu mund të jetë i dëmshëm pasi nuk lejon që dikush të shkojë më tej. Është në një farë mënyre, një shenjë për veten tonë, e llojit “mirë që ju jeni këtu, rrini aty ku jeni”.

- SPONSOR -Smiley face