Khloe Kardashian u ka dhënë një arsye më shumë fansave për të dyshuar nëse ylli i “Keeping Up With Kardashians” ka kryer operacion plastik apo ka përdorur photoshop në fotot që ajo dhe motrat e saj kanë postuar. Alternativën që mund të ketë kryer operacion plastik e heqim si mundësi pasi në dalje të tjera të sajat publike të pasmet nuk duken të mëdha sa këtë herë dhe na ngelet të themi që është photoshop. 34 vjeçarja ka pozuar duke ngjitur shkallët teksa kishte veshur një bodysuit që ishte i gjithi me kristale. Por fotoja ka ngjallur dyshime pasi nëse shihni kokën dhe të pasmet e Khloe nuk janë në propocion me trupin e saj. Fansat po ashtu janë acauar me këtë fakt duke i thënë se nuk është e nevojshme që ajo të përdorë photoshop.

- SPONSOR -