Plakja është sëmundje, thotë një ekspert mjekësor. Së fundmi është publikuar një artikull në The Scientist, duke e parë këtë sëmundj si një sëmundje të cilën mund ta shërojmë.

Dr. Mutaz Musa është një mjek në Kolegjin e Mjekësisë “Albert Ajnshtajn” në Nju Jork. Ai thotë se plakjen duhet ta shikojmë si një gjendje jonormale fizike e cila mund të trajtohet. Ashtu si mund te trajtojmë cdo lloj sëmundje tjetër, kolesterolin, problemet me zemrën etj keshtu duhet duhet ta trajtojmë edhe dëmin që shkaktohet nga plakja.

Duke u Ngarkuar...

Por Dr. Musa nuk është i vetëm në këtë luftë. Një firmë e themeluar së fundmi, Unity Biotechnology, pushtoi titujt e botës pasi siguroi miliona fonde në kërkim të sëmundjeve që vijnë nga plakja. Në veçanti, kjo firmë po kërkon mënyra për të parandaluar procesin e plakjes dhe ngadalësimit të qelizave tona.

Disa studime të reja thonë se proteina të veçanta luajnë një rol të madh në plakjen qelizore, përderisa disa të tjera përfshijnë krijimin e komponimeve që kompensojnë humbjen e energjisë natyrore të shkaktuar nga plakja.Nëse ky hulumtim dhe inovacion vazhdon, një jetë e gjatë dhe e shëndetshme mund të arrihet në të ardhmen.

- SPONSOR -