Reperi i njohur Drake ka shpërthyer në një intervsitë për HBO’s The Shop.

Reperi ka folur për grindjen me Kanye West dhe përse ai nuk ju përgjigj diss-it nga Pusha T.

Duke u Ngarkuar...

Dy reperët kanë qënë të përfshirë në një keqkuptim mesa duket pasi para disa muajsh u fol se Kim Kardashian ka pasur mardhënie me Drake,por u desh që të dilte vetë Kanye West që ta mohonte këtë gjë.

Drake zbuloi se është duke punuar shumë për albumin e tij Scorpion që po thyen rekorde. Reperi tha se ishte duke punuar për albumin e tij kur Kanye e ftoi atë në Wyoming dhe i tha detajet e albumit tek Kanye.

Reperi tha se ai i ofroi këngën Lift Yourself por Kanye nuk e pranoi kështu që ai e hodhi vetë.Drake tha se nuk ishte në djeni se Kayne po punonte për albumin e ri dhe pretendon se rivali i tij i ka kopjuar ide.

Gjithashtu Drake foli për djalin e tij që e mban të fshehtë. Ku u shpreh se ai i ka dërguar Kanye foto të djalit të tij dhe tha se nuk i ka mardhëniet mirë me nënën e djalit të tij.

- SPONSOR -