Personazhe të njohur janë sensibilizuar me situatën e krijuar në vend pas tërmetit shkatërrimtar. Disa prej tyre kanë dhënë ndihmë në vlerë monetare, ndërsa të tjerë kanë shkuar në terren për të parë nga afër çfarë po ndodh me familjet e prekura nga tërmeti. Ka pasur dhe nga ata që nuk kanë preferuar të tregojnë publikisht për ndihmën që kanë dhënë, duke e mbajtur gjithçka të fshehtë. Në të njëjtën mënyrë kanë vepruar edhe Miriam Cani e Alban Skënderaj, të cilët nuk kanë qenë aktivë në rrjete sociale, por u janë gjendur pranë të prekurve nga tërmeti.

Ditën e sotme Miriami ka folur për herë të parë pas kësaj ngjarje dhe ka zbuluar se ajo e Albani kanë ndihmuar 200 persona, duke i strehuar në një kompleks në Durrës. “Ndoshta prej natyrës unë dhe Albani jemi pak më diskretë e të rezervuar, por në heshtje dhe me dashuri e zemër jemi munduar të ndihmojmë ku kemi mundur. Faleminderit të gjithë bashkëatdhetarëve tanë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Diasporë që edhe njëherë dëshmuan se kur bashkohemi në emër të dashurisë mund të marrim në dorë fatet e kombit e të bëjmë diferencën. Është dëshmia se ende ka shpresë. Paqe e dashuri për të gjithë ju!”, ka shkruar Miriami në një postim në ‘Instagram’. Ndër të tjera ajo u ka bërë thirrje të gjithëve që në këto ditë të kujdesen për gjendjen emocionale, për të ngrohur sërish shpirtin.

View this post on Instagram

Jam e lumtur qe kemi arritur tju vijme sado pak ne ndihme rreth 200 personave te prekur nga termeti te cilet jane strehuar ne kompleksin e kishes ortodokse “Shen Vlashi” ne Durres. Ne keto dite te veshtira si shume te tjere ata kane nevoje per cdo lloj suporti material apo financiar. Cdokush qe deshiron te kontribuoj ne vazhdim per ato familje mund t’i drejtohet direkt kishes apo ketij numer kontakti: +355 67 201 4591 Perveç ndihmave bazike dhe jetesore duhet te ndihmojme njeri tjetrin edhe shpirterisht. Ashtu sic ushqehet dhe grohet trupi ashtu dhe shpirti ka nevoje per ushqim e ngrohtesi. Ndoshta prej natyres une dhe Albani jemi pak me diskrete e te rezervuar por ne heshtje dhe me dashuri e zemer jemi munduar te ndihmojme ku kemi mundur. Faleminderit te gjithe bashkeatdhetareve tane ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni e Diaspore qe edhe njehere deshmuan qe kur bashkohemi ne emer te dashurise mund te marrim ne dore fatet e kombit e te bejme diferencen. Eshte deshmia se ENDE KA SHPRESE ❤️ Paqe e dashuri per te gjithe ju 🙏 Muaj te mbare te gjitheve🙏

A post shared by Miriam Cani (@miriamcani) on

- SPONSOR -Smiley face

 

- SPONSOR -Smiley face