Aktivistja 16 vjeçare Greta Thunberg është kthyer në një frymëzuar për gjithë ambientalistët por jo vetëm. Ngritja e zërit për ndryshimet klimaterike e bënë Gretën të njohur në të gjithë botën, ashtu siç pati fansa të saj, pati dhe kritikë që nuk e pëlqenin Gretën pasi mendonin se kjo ishte thjesht një farsë. Po Kim Kardashian çfarë mendon për të? Ylli televiziv, ka thënë se ajo do të dëshironte të kishte një darkë me aktivistën suedeze Greta Thunberg. Kardashian këtë e tha për Reuters teksa kishte vizitën në Armeni. “Ajo është vajzë e re kaq  e mahnitshme dhe kaq e guximshme, për t’u ngritur në këmbë kundër të rriturve”, ka thënë Kardashian.

- SPONSOR -Smiley face