Ata janë çifti i preferuar i momentit dhe numërojnë miliona fansa kudo në botë. Disa javë më parë ata ishin cover-i i revistës “Vogue” ku në një intervistë tepër interesante ata folën për jetën e tyre dhe detajet e martesës. Dje ata janë fotografuar duke dalë nga një hotel në New York. Justin dhe Hailey ishin kapur dorë për dore por ajo që u bëri përshtypje të gjithëve ishte fytyra e mërzitur e Hailey. Ajo kishte veshur një pallto jeshile deri në fund të këmbëve, një palë atlete të bardha edhe pantallona blu ndërsa Justin sportiv si gjithmonë. Disa gazetarë thanë se ajo nuk ishte e mërzitur por thjesht e lodhur ndërsa disa të tjerë aluduan për një zënkë mes saj dhe Justin, por burimet shprehen se ata janë të lumtur me njëri-tjetrin dhe se po shijojnë martesën e tyre.

- SPONSOR -Smiley face