Këngëtarja e muzikës popullore, Poni, ndjehet e bekuar pas një mesazhi të ardhur nga një fanse në instagram. Vajza, emri i të cilës është lënë publik nga këngëtarja, shprehet se e ka ndjekur Ponin që e vogël dhe se dëshironte shumë të bëhej e fortë dhe e talentuar si ajo. Vajza e quajtur Roena ka shkruar gjithashtu se Poni do të jetë gjithmonë idhulli i saj, si edhe i jep këshillë të mos mërzitet për njerëzit që e kanë zili dhe inat për ato çka arritur, por të gëzohet për ata që e duan dhe e adhurojnë për atë çka ajo është. Ka qenë vetë këngëtarja që e ka publikuar mesazhin e dërguar nga vajza në instastory-n e saj.

- SPONSOR -