Poni është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare dhe të gjithë e pëlqejmë muzikën e saj. Këtë herë këngëtarja na ka emocionuar me një dedikim që i ka bërë djali i saj Freku. Sapo ajo është kthyer në shtëpi, pasi ka qënë e zënë me koncertet jashtë vendit, Poni ka gjetur një surprizë që i kishte bërë djali i saj për 8 Marsin.

“Mami të dua ! Gëzuar ditën e nënave, nga Frenk”- ka shkruar Frenk në një kartolinë shumë të bukur që na emocionoi të gjithëve. Mesa duket vogëlushi është tepër i talentuar pasi edhe më parë Poni na ka treguar dedikimet e shpeshta që bukuroshi Frenk i bën asaj. Epo le ta ndryshojmë pak këngën e Irma Libohovës dhe ta bëjmë “Kush ka djem, botën ka !” .

Duke u Ngarkuar...

 

- SPONSOR -