Vetëm pak javë më parë bëri bujë në media lajmi që Hueyda El Saied rrëfeu lidhur me ndarjen nga partneri i saj. Ballerina zbuloi se ai e kishte tradhëtuar. Por nëse ky lajm u ‘harrua’ tashmë, postimi i Hueydës lidhur me të voglin e saj, Gabriel, i  ka prekur gjithë ndjekësit e saj. El Saied tregon se Gabrieli arrin ta mbushë me jetë me zërin e tij çdo mëngjes teksa i thotë “Mami eja”, dhe ajo harron si me magji gjithçka që e mërzit.

Duke u Ngarkuar...

“Eshte ora 7 e mengjesit e ndersa pres me padurim te degjoj zerin më me jete per mua ne kete bote i cili si cdo mengjes do te me thote: «Mami eja, u zgjova une», prej disa minutash nuk rresht se kujtuari ata qe me kane «tradhetuar» (me te dashuren «Zonjen Vdekje»). Dhimbja eshte aq e madhe sa mund te qaj tere mengjesin e dreken bashke, por zeri melodioz i Gabrielit te sapo zgjuar me dikton qe do te beja me mire t’i kushtoja vemendje atyre qe kisha ende prane… Ata qe adhuroj, qe i dua, familjes sime, miqeve (familja qe une kam zgjedhur te kem), ata qe vertet nuk i shoh çdo dite, por qe e dime sa shume e duam njeri-tjetrin… Jeta eshte shume delikate, koha vrapon dhe çdo minute eshte shume i vyer, ndaj dua ta jetoj kohen e mbetur plot dashuri. Dua t’ju dua ashtu siç e ndjej qe me duan aktualisht…Mezi po pres qe te mbaroj 2017a. 2018 do te jete viti im, e di”, shkruan ajo, që mesa duket ka humbur një person të rëndësishëm në jetën e saj.

 

- SPONSOR -