Pas akuzave të presidentit brazilian, Jair Bolsonaro se aktori i famshëm po financon disa organizata që presidenti mendon se qëndrojnë pas zjarrit në Amazonë, Leonardo DiCaprio ka reagur në Instagram. Në një post ai shpjegon se organizata e tij ka për qëllim të ndihmojë dhe të mbështesë popullin e brazilit që dëshirojnë të shpëtojnë pasurinë e tyre natyrore.

Në postin e Instagramit ai shkruan: “E ardhmja e këtyre ekosistemeve të pazëvendësueshme është në diskutim dhe unë jam krenar të qëndroj me grupet që i mbrojnë ata. Ndërsa jemi të denjë për mbështetje, ne nuk i kemi financuar organizatat e synuara. Unë mbetem i përkushtuar për të mbështetur komunitetet indigjene braziliane, qeveritë lokale, shkencëtarët, arsimtarët dhe publikun e gjerë që janë duke punuar pa u lodhur për të siguruar pyjet e Amazonës për të ardhmen e të gjithë brazilianëve”, përfundoi ai.

- SPONSOR -Smiley face