Chanel ka prezantuar sot koleksionin e vjeshtës 2019 në një mënyrë ndryshe nga të tjerët. Një skenografi fantastike që na sillte në mendje alpet e Zvicrës, shtëpi druri, male dhe borë gjithandej. Ky koleksion ishte dhe një tribute për stilistin e njohur që i kushtoi jetën e tij modës, Karl Lagerfeld. Po ashtu  koleksioni ishte shumë i bukur dhe na tregoi edhe një herë se Chanel nuk di të gabojë. Morën pjesë shumë modele, por speciale ishte hapja nga modelja e njohur Cara Delevingne që ishte dhe një nga miket më të mira të Karl, dhe pjesëmarrja e aktores së njohur Penelope Cruz. Në fund të sfiladës teksa parakaluan gjithë modelet, Cara dhe Penelope Cruz shpërthyen në lot, gjë që i emocionoi gjithë të pranishmit. Ndiqni më poshtë koleksionin dhe skenografinë fantastike:

 

- SPONSOR -Smiley face

 

- SPONSOR -Smiley face