Vogëlushi Princi George feston sot ditëlindjen dhe gjithë familja mbretërore ka festë. George mbush 6 vjeç sot dhe nuk munguan as urimet në Instagram nga familja mbretërore. Prindërit e tij ndanë me ndjekësit në Instagram disa foto tepër të bukura ku shfaqej Princi në oborrin e pallatit mbretëror. “Gëzuar ditëlindjen Princi George! Duka dhe dukesha e Kembrixhit janë të lumtur të ndajnë me ju disa foto të Princit George, për të njoftuar për ditëlindjen e gjashtë të madhërisë së tij. Këto foto janë shkrepur në oborrin e shtëpisë së tyre, në Pallatin Kensington nga dukesha e Kembrixhit. Ju falenderojmë të gjithëve për mesazhet tuaja.”

Gjithashtu mesohet nga burime të ndryshme se 6 vjeçari është dhe i preferuari i Mbretëreshës, sa herë që ai shkon në Buckingham Palace për të fjetur, kur zgjohet gjen një dhuratë nga Mbretëresha.

Smiley face