Princi Harry i ka lënë pa fjalë të gjithë me paraqitjen e tij në eventin e fundit të organizuar në Londër pasi nuk jemi mësuar që ta shohim shpesh me veshjen e tij të Gjeneralit të Forcave të Marinës. Duka i Sussex-it mori pjesë në një concert të organizuar nga Forcat Mbretërore të Marinës. Si  gjeneral I Forcave të Marinës nuk kishte si të mungonte në një event interesant si “Mountbatten Festival Of Music” që u mbajt në The Royal Albert Hall, në këtë festival bandat e Mbretërisë së Bashkuar performojnë për bamirësi dhe të ardhurat shkojnë në organizatën “Royal Marines Charity”.  Por le ti lëmë këto dhe të flasim për Princin Harry që na la pa fjalë ! Princi në fakt ishte veshur me veshjet mbretërore si gjeneral I Forcave të Marinës që është por për hir të së vërtetës dukej tepër sexy. Menjëherë sapo faqja zyrtare e Pallatit Mbretëror postoi foton e Princit një lum komentesh dhe meme-sh u postuan në Twitter ku shumica ishin nga femra të cilat po e adhuronin Princin Harry me veshjen që i shkonte shumë…

- SPONSOR -