Princi Philip ka mbyllur patentën e tij pas një aksidenti me makinë që ndodhi para disa javëve. Aksidenti nuk pati dëme të mëdha por pati të lënduar. Pas aksidentit Princi ka vendosur që të heq dorë nga patenta dhe mos ketë mundësi të ngasë makinën.

97-vjeçari e kuptoi më në fund që nuk është në gjëndje të përdorë makinën por ai do e ketë akoma të mundur që të ngasë makinën në rrugët private që ka familja mbretërore. Njoftimin që Duka do heq dorë nga patenta e dha vetë pallati Mbretëror ku u shpreh se Princi kishte vendosur vullnetarisht të dorëzonte patenten pas aksidentit të tij të dytë me makinë. Epo shyqyr që hoqi dorë pa na bërë ndonjë aksident tjetër…