Ndoshta nuk mund t’ju besohet por pronarja e një nga kompanive më të mëdha të kozmetikëve në botë me pasuri mbi 1 bilionë dollarë qënka me origjinë shqiptare dhe këtë e ka pohuar vetë ajo.  Ishte Vjosa Paçuku e ftuar tek “Rudina” ajo që zbuloi këtë gjë duke dhënë më shumë detaje. Ajo tha se ka punuar me shumë të famshëm dhe ka punuar edhe pranë me Anastasinan. Por gjëra fillojnë të bëhen më interesante kur bilionerja e kishte marrë mënjanë duke i treguar se ishte shqiptare. “Kur e mori vesh që isha shqiptare më tërhoqi mënjanë dhe më tha: ‘Më vjen mirë që je shqiptare sepse dhe unë jam gjysmë shqiptare. Mamaja ime është nga Elbasani”-u shpreh e ftuara në Rudina duke i habitur të gjithë.

- SPONSOR -