Ajo ka shumë vite karrierë dhe ka ngelur po e njëjta, Jennifer i ka thënë kohës stop dhe nuk ka ndërmënd të plaket ! Së fundmi diva ka qënë në kopertinën e Harper’s Baazar ku ka folur për jetën e saj.Jennifer u është përgjigjur të gjithëve që thonë se përse ajo është e suksesshme dhe shprehet se është krenare për veten e saj.

Duke u Ngarkuar...

 “Ndihem shumë krenare që kam mbijetuar kaq gjatë në këtë biznes. Në këtë pikë të jetës time po mundohem ta vlerësoj akoma më shumë vetveten. Është e vështirë kur njerëzit të thonë gjithnjë se nuk je mjaftueshëm e mirë në gjërat që bën apo thua. ‘Pse është ajo e suksesshme?’ Kur je e sukssesshme kjo pyetje bëhet shumë shpesh. Kjo nuk ndodh kur je një mashkull. Me njerëzit sidomos me femrat është që 12 njerëz të thonë se je e mrekullueshme ndërsa një person I vetëm është ai që të kritikon dhe në mendje të mbetet ky I fundit.”

Këngëtarja ka një jetë tepër të suksesshme, së fundmi ajo nxorri dhe filmin e saj më të ri “Second Act” që po korr shumë sukses.Jennifer njihet për tipin e saj moskokëçarës dhe sigurisht me të drejtë !

- SPONSOR -