Psikologia Lira Gjika ka dhënë disa këshilla se si duhet të reagojnë për të mbrojtur fëmijët e tyre nga kjo situatë paniku pas tërmetit të 26 nëntorit. Ajo shkruan se është shumë e rëndësishme që prindërit ta tejkalojnë këtë frikë, pasi përcillet në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe tek fëmija në atë që quhet ” inteligjencë emocionale”.

“Prindër, u vutë në provë të rëndë e të vështirë nga tërmeti. Frika nga të qenit i paaftë për të reaguar, kur gjithçka ishte në diskutim, ju ka mpirë, ju ka hutuar. Kur ndodhin situate të tilla tragjika, njeriu pushtohet nga ndjenja e braktisjes edhe pse mund të jetë midis njerzve. Frika që e ka pushtuar e bën të tkurren brënda vetes dhe kështu, komunikimi njeri-njeri gati ndërpritet. Por sapo situate zbutet, njeriu fillon të marrë “frymë” nëpërmjet shpresës dhe gjëja e parë, që bën, fillon të komunikojë me tjetrin, ndërsa prindërit, kontrollojnë e u flasin fëmijëve. Këtë proçes shpresëdhënës e udhëheq mëndja, që përpiqet të zbusë frikën e madhe, por shpesh herë njeriu nuk ja del ta “çajë” frikën dhe ngelet peng i sajë. Prindër përpiquni ta tejkaloni atë, që ndjeni, duke vënë mendjen në punë. Pranoni faktin, që shkencëtarët thonë, se nuk do të ketë më lëkundje shkatrimtare, si ajo e ditës së marrtë të 26 Nëntorit. Përpiquni të flisni me fëmijët dhe kthehuni në shtëpitë tuaja, nëse nuk kanë dëmtime të rezikshme. Frika juaj sa e drejtë e normale, aq më shumë, është e domosdoshme të tejkalohet. Frika e prindit tek fëmija, provokon frenim të psihës së tij. Prek pikërisht atë, që quhet “inteligjencë emocionale”, që është e lidhur me mirëqënien psikoemocionale të një individi. Prindër për pak kurajo, mos i lini fëmijët në këtë amulli frike”, shkruan psikologia Lira Gjika.

- SPONSOR -Smiley face

- SPONSOR -Smiley face