Blendi Fevziu është një nga moderatorët më të njohur të ekranit shqiptar dhe me një karrierë të gjatë në ekran. Moderatori njihet si një tip aventurier dhe pushimet e tij janë vërtet mbresëlënëse. Pas një sezoni të suksesshëm televiziv, Blendi i nisi pushimet e tij me Shqipërinë e bukur, me Dhërmiun duke u zhytur në detin Jon, shkruan mulliri.al.

- SPONSOR -Smiley face

Por ato më fantastiket ishin ditët e bukura në Peru. Ishte vetë moderatori ai që postoi foto nga Lima, Peru duke e cilësuar si një super eksperiencë. Po ashtu në Peru vizitoi dhe Machu Pichu dhe nga fotot e publikuara shohim se ai nuk është vetëm por nën shoqërinë e vajzës së tij Mishel dhe fëmijët e pronarit të TV Klan, Aleksandër Frangaj.

Po aq mbresëlënëse ishte dhe vizita e tij në Bogota, kryeqyteti i Kolumbisë duke na treguar pamje nga kryeqyteti kolumbian.

View this post on Instagram

Bogota – Kolumbi Korrik 2019 #seetheworld

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu) on

Më pas Blendi u rikthye në Shqipëri për të vizituar këtë herë Gjirin e Gramës në Karaburun.

Dhe nëse menduat se mbaron këtu gaboheni pasi moderatori nisi përsëri pushimet, këtë herë në ishullin e luksit, Mykonos dhe më pas duke u zhytur në detin Egje, shkruan mulliri.al.

Por prisni se vazhdon, ai ka shkuar në një nga 5 ishujt më të mëdhenj të Greqisë, në Chios.

View this post on Instagram

Diving…

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu) on

Dhe nga Europa direkt për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në New York dhe Bahamas ku po shijon në maksimum pushimet e tij. Mjafton të hyni në profilin e Blendi Fevziut në Instagram dhe do ngeleni me gojë hapur nga vendet e bukura që ai viziton. Dhe një bravo e madhe shkon për moderatorin që po e shijon jetën si duhet !

 

- SPONSOR -Smiley face