Yjet e Hollywood janë përfshirë aq shumë në biznes sa tani kërkojnë të nxjerrin para nga çdo gjë. Pas Sylvester Stallone, edhe John Travolta ka filluar të marrë para për çdo foto që bën me fansat. Teksa mori pjesë më një event për filmat shkencor, kompania që është marrë me organizim ka njoftuar se nëse dikush dëshiron foto me aktorin do të duhet të pagujë 500 Dollarë dhe nëse dëshiron dhe një autograf prej tij duhet të shtojë edhe 250 Dollarë.

Një veprim që për çudi është pritur mirë nga shumica e fansave. Mesa duket, një shumë e tillë nuk është asgjë krahasuar me kënaqësinë që marrin teksa janë në krah të Travoltës. Ndërsa për disa të tjerë është i papranueshëm ky veprim. Ata kanë shkruar të irrituar në rrjetet sociale se John Travolta ka mjaftueshëm para dhe nuk ka nevojë që çdo gjë për të, të jetë bisnes. Travolta duhet t’i dhurojë fansave dhe jo t’u marrë, ishte një ndër komentet e shumta.

- SPONSOR -Smiley face