Ndonëse sfilatat e shtëpive të mëdha të modës gjatë eventeve të ndryshme janë të kuruara në detaje që çdo të jetë perfekte, ndodhin edhe të papritura. Diçka e tillë ka ndodhur në sfilatën e fundit të Chanel gjatë ‘Javës së modës në Paris”. Një grua është ngjitur në pasarelë dhe ka nisur të sfilojë së bashku me modelet.

Në ato momente në pasarelë ndodhej edhe modelja e njohur Gigi Hadid, e cila e menaxhoi mjaft mirë situatën. Në vend që të alarmohej apo të largohej Gigi, iu afrua gruas dhe nisi të pozonte bashkë me të. Gjatë këtij momenti Hadid e tërhoqi pas vetes dhe të dyja u larguan pa zhurmë nga sfilata. Megjithatë të pranishmit arritën të filmonin të gjithë situatën e ta publikonin në rrjete sociale.

- SPONSOR -Smiley face

 

- SPONSOR -Smiley face