Përparim Kabo njoftoi përmes një statusi një ditë më parë se aktorja e madhe Tinka Kurti ishte rrëzuar dhe kishte shembur gjysmën e trupit. Kur filozofi Kabo e kishte telefonuar, aktorja i kishte thënë se nuk ndihej mirë. Kështu që ky i fundit bëri një status ku i kërkonte ndihmë ministers së shëndetësisë. Dhe pa kaluar as 24 orë, vjen reagimi nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu për të ndihmuar Kurtin.

Duke u Ngarkuar...

“Sapo bisedova me Tinka Kurtin… Ju falenderon Ju të gjithëve që keni shprehur solidaritetin më të…brenda dhe jashtë Shqipërisë… Ajo më bëri me dije se Ministrja e Shëndetësisë ka kontaktuar me të dhe i ka afruar të gjithë gatishmërinë njerëzore dhe institucionale për shëndetin e saj… Zonja Ministre megjithëse personalisht unë nuk Ju njoh ky gjest i Juaj më dha rastin t’Ju njoh…. Ju faleminderit për mirëkutimin tuaj dhe kujdesin ndaj mikes së të gjithë shqiptarëve, aktores së shquar TINKA KURTI e cila në 17 dhjetor 2017 mbush 85 vite… Tinka shqiptarët kudo ku janë të duan…Shërim të shpejtë fisnike”, shkruan Përparim Kabo.

- SPONSOR -