Klipi që nga vera e kaluar ishte bërë më i shikuari në platformën popullore të videove, duke lënë mbrapa “See you again” nga Wiz Khalifa dhe Charlie Puth

Duke u Ngarkuar...

Më shumë se një vit pas publikimit, “Despacito” nga Luis Fonsi vazhdon të thyejë rekorde: video e këngës në fakt u bë e para në histori e cila tejakaloj kufirin prej 5 miliardë shikime në YouTube.

 Mbreti i Youtub-it

Vetëm verën e kaluar, video “Despacito” u bë më i shikuar i të gjitha kohërave në YouTube, duke lënë pas “See You Again” nga Wiz Khalifa dhe Charlie Puth (aktualisht ende 3.49 miliard) dhe “Shape Of You” e Ed Sheeran (3,41 miliardë).

Suksesit në platformën e ‘video sharing’ i është bashkuar ajo e renditjes botërore: kënga Luis Fonsi dhe Daddy Yankee kryeson klasifikimet në Irlandë, Spanjë, Portugali, Francë, Belgjikë, Zvicër, Suedi, Austri, Danimarkë, Finlandë , Gjermani, Norvegji, Hollandë, Kanada dhe Australi.

“Despacito” gjithashtu fitoi vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar, duke u bërë kënga e parë spanjolle e arrin këtë qëllim.

Këngët e vetme në spanjisht që kanë arritur majat e klasifikimeve kanë qenë “La Bamba” në 1987 dhe “Macarena” në vitin 1996. Hit-i i Luis Fonsi është në fakt kënga më e dëgjuar e të gjitha kohërave. Së fundi, “Despacito” mbeti, për 12 javë rresht, në vendin e parë në klasifikiminin e Global Chart Spotify.

- SPONSOR -