“Hell’s Kitchen”, një emision gatimi tepër i famshëm në Amerikë dhe Britaninë e Madhe do të pushtojë ekranin e Top Channel . Me siguri që ky format do të na mbaj mbërthyer në ekran pasi Renato asnjëherë nuk na zhgënjen me risit e tij.Renato ka publikuar edhe detajet e para të këtij emisioni, dhe iu ka bërë ftesë të gjithë atyre që e kanë pasion gatimin të bëhen pjesë e këtij spektakli.

Duke u Ngarkuar...

“Jeni gati? Show më i madh i gatimit po vjen! Aksion, garë dhe pasion për gatimin do të jenë udhëheqësit që do ta kthejnë kuzhinën më të famshme në Shqipëri në një arenë ku do të ndodh gjithçka! Bashkë do të shihemi së shpejti në ‘Top Channel’ në ‘Hell’s Kitchen’”, shkruan Renato.

Ky “reality show” do të realizohet mes dy skuadrave, konkurrentët e të cilave do të jetojnë në një shtëpi të përbashkët. Gara gjithashtu do të përbëhet edhe nga dënime të ndryshme, ndërsa në fund fituesi do të shpërblehet me një çmim të madh.

- SPONSOR -