G4SHI është një nga reperët që po bën më shumë bujë kohët e fundit. Ai po e zhvillon karrierën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku është kthyer një nga reperët më të dëgjuar. 3 super hitet e tij të fundit me G-Eazy, French Montana, Ledri Vula dhe DJ SNAKE po thyejnë rekorde në listat botërore, por mesa duket ky është vetëm fillimi. Reperi me origjinë shqiptare do sjellë një album plot surpriza këtë vit dhe disa prej tyre i tha në një status në twitter:

“Pra 2019…albumi tim… Këngët që bëra me DJ SNAKE, këngët që bëra me French… këngët që bëra me Yung Pinch…dhe 28 këngë që kam bërë me artistë që nuk mund ti them…por në 2019 do jetë Gashi kudo”-shkroi reperi në twitter ndërkohë që të gjithë fansat janë shumë kurioz dhe mezi po presin hitet e reperit.

Duke u Ngarkuar...

 

- SPONSOR -