Kompanitë luksoze të modës tani po zgjerohen nga ‘haute couture’ tek ‘haute cuisine’.

- SPONSOR -Smiley face

“Gucci Osteria” është restoranti më i ri i “Gucci”-t në Firence të Italisë. Në restorantin me 50 vende, klientët do të kenë mundësinë të shijojnë gatimet e shefit Masimo Bottura, i vlerësuar me 3 yje Michelin.

Ekspertët e industrisë pohojnë se firmat e mëdha të modës po shkojnë pikërisht aty ku shpenzohen paratë e klientëve të pasur. “Gucci” dhe rivalët e tij nuk presin që këto investime të prodhojnë të ardhura të rëndësishme financiare për momentin, por ato shihen si një mënyrë për zgjerimin e tyre global.

Restoranti “Gucci” pozicionohet pas mureve të godinës së shekullit të 14, Palazzo della Mercanzia, pranë sheshit më të famshëm të qytetit, Piazza della Signoria. Vizitorët mund të provojnë atje tortelini me Parmigiano Reggiano, rizoto me kërpudha e specialitete të tjera që variojnë nga 20 deri në 30 euro pjata.

- SPONSOR -Smiley face