Quhet Bashkim Osmani shqiptari nga Gjakova, i cili ka vendosur të investojë bizneset e tij në qytetin e famshëm Spanjoll Palma de Majorka. rreth 20 vite më parë.

Fillimisht ka hapur hotelin “Bohotel”, si dhe një restorant italian të emëruar “Ritzi”. Dhe është pikërisht Ritzi restoranti i cili tashmë është zgjedhur në mesin e “3 top restoranteve” më të mira në këtë qytet turistik.

Duke u Ngarkuar...

Bashkim Osmani, gjatë një intervistë të dhën për gazetën Zëri, shpjegon se ka më shumë se 20 vite që ushtron biznesin e tij në hoteleri. “Unë këtu kam një hotel dhe restorante. Falë punës, sjelljes dhe kuzhinës shumë të mirë Italiane, ku më shumë se 90 për qind të punëtoreve i kam italian, unë ia kam arritur që të hyj në mesin e tre restoranteve më të mira në këtë qytet turistik”.

Një person i vendosur dhe me vizion ai shprehet se “njerëzit më të famshëm në botë janë klientë të restoranteve të mijë në këtë qytet”  dhe se gjithasthu ka krijuar një zinxhir të hoteleve dhe restoranteve edhe në qytetin e Hamburg-ut të Gjermanisë, ku edhe këtu është shumë i kënaqur me punën që bën.

“Ne kemi traditë të vjetër në këtë drejtim. Ne planifikojmë që edhe më tutje ta zgjerojmë zinxhirin e restoranteve dhe hoteleve në qytete të ndryshme të botës. Ne po planifikojmë që një pjesë të kapitalit tonë ta investojmë në Kroaci, por edhe në Shqipëri”.

Restoranti “Ritzi”, i vendosur ballë detit në marinën luksoze Porto Portals, kombinon një kuzhinë italiane dhe mesdhetare, duke ofruar ushqimet e jashtëzakonshme dhe të shkëlqyera të bëra me përbërësit e freskët vendor dhe ndërkombëtar të gatuara në mënyrë të përkryer nga kuzhinieri kryesor, Sven Grabolle.

Sven Grabolle, është shefi i kuzhinës, i cili Pas diplomimit në “Hotel Management and Catering School” në Siegen, Gjermani, ai punoi në restorante të ndryshme në Zvicër, Gjermani dhe Spanjë, përpara se të kalonte në Ritzi, ku shpejt u shqua si një nga gatuesit më të talentuar në Majorka.

- SPONSOR -