Albumi i ri “REVAMP”, është në nder të Sir Elton John. Disku përmban këngët më të rëndësishme të artistit britanik dhe bashkautorin Bernie Taupin ri-interpretuar nga një përzgjedhje të këngëtarëve më të mëdhenj dhe grupeve të momentit.

Duke u Ngarkuar...

Nga kënga e parë e interpretuar nga Lady Gaga, tek Mary j Blidge deri tek The Killers dhe Miley Cyrus, albumi mbulon një gamë të gjerë zhanresh.

Albumi i ri mes pop, rock dhe soul

Pas ri-interpretimit të këngës “Your Song” nga Lady Gaga, nga data 6 prill do të jetë e mundur të dëgjojmë albumin e plotë të lancuar në nder të Elton John me titull “REVAMP”.

Lady Gaga interpreton “Your Song”

Albumi përbëhet nga 13 këngë, rezultat i shumë riinterpretimeve të këngëve kryesore të këngëtarit britanik në version hip hop / soul (Q-Tip, Mary J. Blige), rock (The Killers, Queens of the Stone Age) dhe pop (Miley Cyrus , Lady Gaga, P!Nk & Logic). Pa harruar versionin e “Candle in the Wind” nga Ed Sheeran dhe atë të “We All Fall In Love Sometimes” nga Coldplay.

Kënga e kënduar nga popstar gjendet në albumin “Revamp”, i cili përmban hitet më të suksesshëm të riinterpretuar nga yjet e momentit. Dëgjoni audion

Turneu i lamtumirës

Janarin e kaluar, Elton John njoftoi turneun e tij tw lamtumirës “Farewell Yellow Brick Road”, me mbi 300 datat në pesë kontinente për më shumë se tre vjet. Turneu do të fillojë nga Shtetet e Bashkuara dhe do të shënojë fundin e një karriere 50-vjeçare.

Hitet e fundit më të mëdha “Diamonds”, i lëshuar njëkohësisht me ditëlindjen e tij të 70-të dhe 50 vjetorin e partneritetit me bashkautorin Bernie Taupin, u lancua në nëntor 2017 dhe është certifikuar rekord i dyfishtë i Artë në Mbretërinë e Bashkuar, përveç që ka arritur në top 5 të albumeve më të shitura në Britani.

“Revamp” shoqërohet gjithashtu me “Restoration”, një album që përmban hitet e Elton John riinterpretuar nga artistë të skenës country, duke përfshirë Rosanne Cash, Emmylou Harris, Miley Cyrus dhe Willie Nelson.

- SPONSOR -