Mungojnë vetëm 4 ditë nga Festivali i 56-të i Këngës në RTSH i cili këtë vit është në drejtimin e Adi Krastës. Festivali do të zgjasë tre ditë duke filluar nga data 21 dhjetor dhe deri më datë 23.

Surpriza këtë vit do të jetë i ftuari special, Riccardo Cocciante, një nga kantautorët më të njohur Italian, krijuesi i melodive rrënqethëse si “Margherita” si dhe “Notre Dame de Paris”, i cili do të jetë present që në natën e parë.

Duke u Ngarkuar...

Cocciante-n mund ta quajmë një kozmopolit, apo një qytetar i botës, sepse Cocciante ka lindur në Vietnam në 1946, babai i tij ishte Italian ndërsa mamaja francese, dhe në moshën 11 vjeçare ato transferohen në Itali. Dhe pikërisht në Itali ai merr formimin e tij si artist,porfalë mamasë së tij ai do të mbaj një “dopio identitet”, italo-francez: në Francë njihet si Richard Cocciante. Ai gjithashtu ka jetuar në Irlandë dhe në Amerikë.

Organizatorët e festivalit bëjnë me dije se tashmë biletat janë të disponueshme në Pallatin e Kongreseve si dhe pranë Radio Televizionit Shqiptar dhe ka nisur shitja e tyre.

Ndërkohë orkestra e festivalit ka nisur provat intensive për të qënë në nivelin e duhur vokal dhe interpretativ absolutisht live.

Organizatorët kanë premtuar se ky edicion do të jetë nje spektakël i garantuar që nis me një personalitet të muzikes italiane dhe botërore si Riccardo Cocciante që në natën e parë ndërkohë që do të vijoje me të ftuar të tjerë të famshëm të cilët për momentin mbahen sekret nga organizatorët

 

- SPONSOR -