Ricky Martin ka qenë i pranishëm në Human Rights Campaign National Dinner gjatë fundjavës, së bashku me partnerin dhe dy djemtë e tij. Teksa është ngjitur për të marrë një çmim, ai ka mbajtur një fjalim, ku përveçse ka falënderuar njerëzit e dashur ka dhënë edhe një lajm të papritur. “Familja ime është këtu… Bashkëshorti im Jwan, të dua! Binjakët e mi të bukur, Valentino dhe Matteo, edhe ata janë këtu. Ju dua me gjithë zemër, jeni forca ime, më frymëzoni çdo ditë. Më motivoni të vazhdoj të bëj gjithçka që po bëj dhe jeni fëmijë të mrekullueshëm. Jeni të mrekullueshëm! Ju dua”, -është shprehur Ricky.

Ai ka vazhduar fjalimin dhe ka përfituar për të dhënë lajmin e ëmbël. Ndërsa tregonte se e bija, Lucia, ishte në shtëpi me gjyshen, ai u shpreh: “Edhe ajo është drita e jetës sime. Meqë ra fjala, duhet t’ju them se jemi shtatzënë. Po presim një fëmijë… Unë i dua familjet e mëdha”, tha ai duke dhënë lajmin e papritur. Fëmijët e tjerë janë lindur nga nëna surrogate dhe i rradhës do vijë në jetë nga një nënë surrogate.

- SPONSOR -Smiley face