Prezenca e modeleve trans në botën e spektaklit është në një rritje kostante, por edhe mbas shumë ddiskutimesh rreth kësaj teme, ndoshta duhet punuar akoma që ato të përfshihen plotësisht në sistemin e modës.

Rihanna është prekur nga kjo çështjë mbasi ka marrë një mesazh nga një fan në Twitter për sa i përket reklamës për linjën e saj të makiazheve e cila shkruan “Reklama e Fenty Beauty është e mrekullueshme, por herën tjetër duhet të përfshish edhe një grua trans brenda grupit”. Ylli pop-it është përgjigjur: “Kam pasur kënaqësinë të punoj me shumë femra transeksuale tepër të talentuara gjatë viteve, por nuk shkoj vërdallë të bëj casting për trans. Ashtu sikurse nuk i bëj për femrat jo trans (…) Nuk mendoj se është e drejtë, për një trans, të përdoret si një mjet marketing! (..) Është e trishtueshme!”

- SPONSOR -Smiley face

Korespondenca është bërë publike në mediat sociale dhe shumë ndjekës kanë komentuar në mënyrë pozitive ndaj përgjigjes së Rihann-ës. Disa të tjerë, edhe pse shpreheshin të ndërgjegjshëm për strumentalizimin, theksonin se shikueshmëria ishte ekstremisht e rendësishme për botën transeksuale. Objektivi mbetet ai i sensibilizimit të shoqërisë për sa i përket të drejtave të barabarta dhe mundësive për të gjithë, dhe Rihanna e ka bërë në mënyrën më të mirë. Gjithsesi debate mbetet akoma i hapur.

- SPONSOR -Smiley face