Të gjithave na ndodh që të jemi në ditë jo të mira apo fytyra jonë të mos jetë në gjendjen e saj më të mirë. Aknet janë një nga problemet më stresuese tonat por nuk është fundi i botës kështu që nuk kemi pse i “bombardojmë” me 100 kremra dhe ilaçe natyrale. Shembullin merreni tek ylli i pop-it Rihanna e cila nuk ka ngurruar fare që të tregojë problemet e saj me fytyrën. Dhe këtë gjë ajo e bëri para 70 milionë ndjeksëve të saj në Instagram. “Kur aknet nuk më lënë të dukem e mrekullueshme!”- shkroi ajo në story ku tregonte dhe problemet e fytyrës së saj. Sigurisht që ajo dukej shumë e bukur dhe disa akne të vogla nuk i prishën aspak bukurinë Rihannës.

- SPONSOR -