Disa vite më parë një tekst i Kanye West u bë shkak që mes dy këngëtarëve të niste një “luftë thumbash” dhe mesa duket Taylor Swift e risolli këtë histori përsëri. Këngëtarja e pop-it teksa jepte një intervistë për prestigjozen “ELLE”  foli për 30 gjërat që ka mësuar para moshës 30 vjeçare “Të jesh e sjellshme mund të bëj që të pendohesh më vonë, pasi dikush mund ta shfrytëzojë këtë karakteristikë tënden. Bëhu si një gjarpër – kafsho nëse dikush të shkel.” Për ata që nuk e mbajnë mend Kim e quajti Taylor gjarpër disa vite më parë dhe këtë gjë këngëtarja nuk e priti aspak mirë.

Ndërsa në maj të vitit të kaluar ajo u shpreh si më poshtë ndërsa në intervistën për ELLE tha se bullizmi është shumë i rrezikshëm.

“Dy vite më parë, dikush më quajti gjarpër në rrjete sociale. Shumë njerëz vazhduan të më quanin ashtu. Unë përjetova çaste të vështira falë gjithë kësaj. Dua t’ju kujtoj diçka njerëz, që nëse dikush përdor emrin tuaj për të ushtruar bullizëm në rrjete sociale, kjo nuk ka pse t’ju dëshpërojë. Përkundrazi, duhet t’ju japë forcë.”