Dr.Riselda Sejdija pas një sezoni tepër të ngjeshur për nismën e saj “ Të dhurojmë Miracle Yoga Falas për fëmijët”, sot rikthehet me mësimet e saj falas për të rritur duke na i demostruar ato online në mulliri.al. Pedagogia e Universitetit të Arteve kësaj rradhe ka zgjedhur të ndajë me lexuesit e mulliri.al “Best Yoga Workout”.

Duke u Ngarkuar...

Sejdija shpreh se Yoga është një stërvitje e pabesueshme, jo vetëm që rrit fleksibilitetin, përforcon muskujt dhe qetëson mendjen, por gjithashtu mund të rregulloi seriozisht dhimbjet e trupit tuaj, lehtëson dhimbjen e shpinës, përmirëson tensionin e gjakut dhe kolesterolin, madje shton sistemin tuaj imunitar. Por, ndërsa lista e përfitimeve shëndetësore është e gjatë, jo gjithkush ka kohë, para apo durim për tu përshtatur klasave të  rregullta të Yoga-ve rutinë  të stërvitjes.  “Best Yoga Workout “ , është pikërisht ajo stërvitje që i shërben trupit tuaj jo vetëm për ta tonifikuar atë ,por edhe  për të pasur një trup plot energji.

Me “Yoga Workout “ , ju nuk do të ndjeni më dhimbje kockash ,sepse kjo lloj stërvitje stimulon rutinën dhe mikson lëvizjet e balancës me lëvizjet e fitnesit. Kjo lloj stërvitje duhet të praktikohet 4 herë në javë dhe do të shikoni që trupi juaj do të funksionoi ndryshe.

“Yoga Workout “ , zakonisht fokusohet më tepër tek ushtrimet e krahëve dhe të vitheve ,ku më pas trupi juaj do të duket tepër bukur nga muskujt e punuar vetëm nga programi që dr.Riselda Sejdija realizon falas për lexuesit dhe praktikantët e mulliri.al. Duke  praktikuar çdo ditë do ta  mësoni  veten tuaj se si yoga mund të deportojë  mendjen dhe trupin tuaj në mënyrën më të mrekullueshme, transmeton mulliri.al

- SPONSOR -