Pedagogia e Universitetit të Arteve dr.Riselda Sejdija vazhdon nismën e saj për të dhuruar ,”Miracle Yoga” falas fëmijëve. Siç shihet koreografja mban premtimet pasi ajo sot zhvilloi një tjetër orë mësimi Yoga për fëmijë të tjerë të cilët vijnë nga shkolla “Lasgush Poradeci”.

Duke u Ngarkuar...

Sejdija përmes një  video të postuar në Instagramin e saj tha se ishte kënaqësi për të që të përhapi këtë kulturë sa më shumë të mundet pasi Yoga rregullon dhe përmison mënyrën e të jetuarit bukur tek fëmijët dhe ajo këtë dëshiron të realizoj, që fëmijët të jetojnë të lumtur nëpërmjet mësimdhënies falas së saj .

Fëmijët e shkollës private ,”Lasgush Poradeci”,sot u trajnuan nga dr.Riselda Sejdija duke marë një orë mësimi “Miracle Yoga”. Këta fëmijë ndajnë pasionie të ndryshme përsa i përket aktiviteteve fizike por ndërkohë këta fëmijë e kishin ëndërr të njihnin edhe teknikën e Yogës në mësimdhënien e zysh Riseldës dhe pikërisht ato këtë ëndërr e realizuan sot.

Mesa duket nisma e koreografes dr.Riselda Sejdija,”Të dhurojmë falas Miracle Yoga” nuk do të ndalojë këtu , pasi shihet që kërkesat dhe kurioziteti për të njohur Yogën nga fëmijët është me mjaft interes meqënëse po shohim xhirime kaq të shpesha çdo javë…

- SPONSOR -