Duke u Ngarkuar...

Çrregullimet e gjuhës dhe komunikimit, simptomat më karakteristike te fëmijët autikë, evidentohen kur fëmija nis të flasë, prandaj dhe prania e tyre përbën një nga kriteret diagnostikuese. E folura herë mungon, herë është e vonuar, ose dhe atipike. Shenjat e hershme të autizmit lidhen edhe me çrregullimet e zhvillimit, që së bashku me ato gjuhësore, sipas mjekëve, janë shpesh motivi i parë i konsultimit, para çrregullimeve të sjelljes (mbyllja në vetvete, etj).

Sot pedagogia e Universitetit të Arteve në bashkëpunim me Qendrën ,”Ndihmo Jetën” (Help the Life Association),kanë organizuar një orë mësimi “Miracle Yoga” falas për fëmijët e Spektrit Autik. Dr. Riselda përmendim s postimit të saj në Instagram është shprehur krahas videos së postuar : ”Sot ndihem më mirë se kurrë sepse Yoga i ndihmon fëmijët autikë të përmisohen edhe më shumë në stilin e tyre të jetesës sepse Yoga praktikohet nga të gjithë njësoj, Yoga nuk ka bariera , aty jemi të gjithë të barabartë”, shprehet Sejdija.

Megjithëse pedagogia e Universitetit të Arteve dr.Riselda Sejdia është specializuar jashtë vendit për mësimdhënien e Yogës për programin e fëmijëve me aftësi të kufizuar , ajo mendon sërish që nuk ka shumë dallim mes teknikash , përveç se në teknikat e fëmijëve me aftësi të kufizuar Yoga merr përmasa më të zhurmshme dhe bëhet më e gëzueshme si atmosferë në mënyrë që të zgjoi  interes tek fëmijët autik. Dr.Riselda Sejdija vazhdon dhe mban premtimet e saj në nismën, “Të dhurojmë Miracle Yoga Falas” , duke sensibilizuar çdo ditë edhe më  shumë të gjithë ndjekësit e saj por tashmë edhe fëmijët me aftësi të kufizuar.

Por kësaj rradhe ora bëhet më interesante pasi shohim se këto fëmijë arritën ta kalojnë me sukses këtë nisëm duke u përqëndruar plotësisht në mësimdhënien e zysh Riselda Sejdisë dhe ajo që vihet re dukshëm është lumturia e këtyre fëmijëve ndërkohë që ushtrojnë Yoga shkruan mulliri.al. Pa dyshim që ka qenë një ide e Riseldës realizimi i Yogës në natyrë me fëmijët e Qendrës “Ndihmo Jetën” dhe gjithashtu Riselda ka premtuar që do ti dhuroj sërish mësime falas fëmijëve të kësaj qëndre pasi ajo vuri re se kontributi i saj ishte vërtet i vlefshëm dhe tepër i shëndetshëm për këto fëmijë.

Nisma vazhdon me shumë sukses dhe arrin të përmisojë edhe gjendjen fizike dhe mendore të fëmijëve autik. Kjo qëndër e ftoj Riseldën që të kenë bashkëpunime të tjera përsa i përket vazhdimit të kësaj nisme kaq të domosdoshme.Me vepra ,video dhe fakte mund të ndiqni videot të cilat do postohen në llogarinë e Intagramit të dr. Riselda  Sejdisë shkruan mulliri.al .

- SPONSOR -