Duke u Ngarkuar...

Sigurisht që veprat me këllqe të fota trondisin dhe lënë gjurmë kudo. Padyshim që gjërat që arrihen me lodhje dhe me përkushtim të madh vijnë me zhurmë të madhe përpara për ti lënë më pas vend gjurmëve. Pedagogia dhe koreografja e Universitetit të Arteve dr.Riselda Sejdija, sapo përfundoi me sukses Premierën e saj “Rewind”.

Baleti me një akt në teknikat jazz-contemporary që zgjati përreth 1 orë e 20 minuta. Salla e Madhe e Universitetit të Arteve u mbush plot me njerëz të cilët mbështetën bashkë me emocionet e tyre artistët që performuan më datën 4 Korrik. Baleti “Rewind” ,me produksion dhe koreografi të dr.Riselda Sejdisë u bë më i bukur kur mes aktrimit dhe kërcimit u ndërthur një gjuhë e vetme.

“Shpirti Kalendar i Mullirit” , libri me poema nga dr.Riselda Sejdija ishte pikërisht libri që ndërtoi historinë e këtij baleti. Koreografja kthehet pas në kohë për të rikthyer librin e saj me poema që sot të lindte kjo vepër kaq tronditëse siç ishte “Rewind”.

Delinda Zhupa , aktoria e talentuar ishte pikërisht shtylla e kësaj vepre, pasi me interpretimin e saj tepër profesional i bëri poemat të vinin në skenë jo vetëm si poema por arriti ti realizonte ato aq bukur sa herë pas here harroje që ishe duke parë një  shfaqe por sikur po shihje një film me regji hollivudiane. E themi me bindje këtë , sepse ashtu ndodhi vërtetë.

“Rewind” ishte aq sa tronditës në poema, aq edhe ironik në interpretim, aq sa i vështirë teknikisht, aq edhe i brishtë shpirtërisht, aq sa tërmet në teknikë, aq edhe i bukur në gjithçka.

Studentët e Universitetit të Arteve i dhanë shijen më të bukur kësaj vepre sepse me emocionet, profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre bën që ky balet të linte gjurmë të thella në skenën e sallës së madhe të Universitetit të Arteve, prandaj dhe dr.Riselda Sejdija ka të drejtë kur thotë; “Mos u trembni ishte “Rewind”./mulliri.al/rubrika/risi.mulli.

- SPONSOR -