“Miracle Yoga falas për fëmijët”

Pedagogia e Universitetit të Arteve dr.Riselda Sejdija vazhdon nismën e saj për të dhuruar ,”Miracle Yoga” falas fëmijëve. Siç shihet koreografja mban premtimet pasi ajo sot zhvilloi një tjetër orë mësimi Yoga për fëmijë të tjerë të cilët janë fëmijët e Golemit. Teksa zhvillojnë orën e Yogës , koreografja ka zgjedhur detin kësaj rradhe për ti bërë fëmijët e lumtur dhe të ndihen të relaksuar teksa njihen me “Miracle Yoga” .

Duke u Ngarkuar...


Sejdija përmes një  video të postuar në Instagramin e saj tha se ishte kënaqësi për të që përhapi këtë kulturë me aq sa ajo dhuroi nga koha e saj, pasi Yoga rregullon dhe përmison mënyrën e të jetuarit bukur tek fëmijët dhe ajo këtë kishte piksynim , që fëmijët të jetojnë të lumtur nëpërmjet mësimdhënies falas së saj.


“Bamirësi nuk do të thotë që patjetër duhet ti dhurosh dikujt para apo të falësh sende apo të japësh një shumë të madhe të ardhurash , ka edhe bamirësi që dhurojnë kohë, dije, kulturë , shëndet dhe relaks. Koha është gjëja më e çmuar sidomos atëherë kur ajo bashkëvepron në të njejtën kohë me kulturën , nuk ka bamirësi më të madhe… “ , shprehet koreografja Sejdija në postimin e saj të fundit në Instagram. Autoria e tetë librave të saj shkencor dr.Riselda Sejdija është shprehur në statusin e saj krahas videos se kjo orë mësimi e “Miracle Yoga”, është ora e fundit për këtë sezon , pasi ajo premtoi se do të ketë sërish mësime falas të Yoga-ve sezonin e ardhshëm.

- SPONSOR -