“Thumb” , tashmë emisioni që shtrydh personazhet  vip duke i akomoduar ato artistikisht të ndihen shumë mirë. Me një  profesionalitet dhe përkushtim total ,Aulona dhe Fatma e kanë bërë këtë emision të mari  përmasa profesionale deri aty ku kultura dhe arti arrijnë komunikimin më origjinal përmes seriozitetit dhe punës së pa lodhur transmeton mulliri.al.

Duke u Ngarkuar...

Ndërkohë  Dr. Riselda Sejdija sot ka  qenë e ftuar në emisionin , “ Thumb” në Abc News. Pedagogia dhe koreografja e Universitetit të Arteve , përmes intervistës së saj   për “Thumb”, tha se portali që ajo drejton mulliri.al , është një portal që promovon artin dhe  ka ardhur në jetë për të mbështetur artin dhe se është i vetmi portal që i ka komentet e mbyllura në web dhe në Instagram.

Riselda u shpreh se portalin nuk e ka hapur për të mbrojtur imazhin e saj por për të promovuar artin dhe për të dhuruar  sensibilizim mediatik sesi mund ti  mbrojmë imazhet publike .

Sipas Riseldës personazhet publike qofshin figura politike apo artistë,  duhen mbrojtur me fanatizëm . Mulliri.al ka për synim ti mbroj  ato si një media profesionale ndaj komenteve qesharake dhe negative. “Mulliri.al filloi me pesë gazetare, ndërsa sot gjendem vetëm në mulli , nuk kam ardhur në treg për të sfiduar , dua të bëj  pesë lajme në ditë , por ato lajme të jenë të vërteta dhe të jenë lajmet e mia, shprehet Sejdija për “Thumb” .

Sigurisht që intervista nuk u fokusua vetëm në portalin e Riseldës , pyetjet nga “Thumb” zbuluan më shumë rreth koreografes dhe autores dr.Riselda Sejdija, për më të plotë ndiqni intervistën e saj në linkun më poshtë.

- SPONSOR -