Pedagogia , koreografja dhe autoria e tetë monografive të saj kushtuar kërcimit dr.Riselda Sejdija , dje  ka qenë e ftuar në emision, “Pasdite në Top Channel”. Pedagogia e Universitetit të Arteve ka kohë që ka nisur nismën e saj “Të dhurojmë Miracle Yoga Falas për fëmijët” dhe kësaj here ajo ushtroi me një  tjetër grup fëmijësh  në natyrë duke shpejguar të gjitha teknikat dhe pozicionet e ndryshme të Yoga-ve.

Duke u Ngarkuar...

Për Pasdite në Top Channel ,Riselda na bëri të ditur pse duhet të praktikojmë Yoga, si nisi kjo nisëm për Riseldën , pse është e rëndësishme të ushtrojmë Yoga, a na ndihmon Yoga për një jetë të shëndetëshme? Të gjitha këtyre pyetjeve koreografja ju përgjigj me shumë profesionalizëm dhe ndërkohë që ajo shpejgoi gjithçka përreth Yogës , ajo dhe na mësoi të njihemi  me disa pozicione të rëndësishme  të teknikave të Yoga-ve duke i demostruar njëherë vet pastaj me fëmijët në natyrë.

Duhet theksuar fakti se kjo nisëm për koreografen Sejdija tashmë është kthyer në një qëllim pasi ajo ka realizuar një javë më parë edhe Yoga për fëmijët e Spektrit Autik. Tashmë Yoga mbetet disiplina më e mirë dhe më e shëndetshme për njerëzimin dhe çdo kush duhet të praktikoi Yoga për një jetë më të shëndetshme.

“Pasi e provova vet që ndihesha tepër mirë pas  Yogës vendosa ta shpërndaj këtë disiplinë duke vazhduar nismën time “Të dhurojmë Yoga falas” Yoga është shëndet , Yoga është magji , gjithkush mund të gjej kohë për veten dhe të praktikoi Yoga”, u shpreh koreografja Sejdija për Pasdite në Top Channel.

 

- SPONSOR -