Ligjëruesja e Universitetit të Arteve përveç mbështetjes së saj mediatike nga portali i saj mulliri.al por edhe si një person publik i njohur ajo nuk është ndalur as një ditë pa publikuar ngjarjet e fundit nga tërmeti i 26 nëntorit, shkruan mulliri.al. Për më tepër, mbështetja e Riseldës dje u pa që dha një kontribut të rëndësishëm ndersa ja ka dorëzuar  blogerit të  njohur Olti Curri për të ndihmuar të mbijetuarit që vuajnë nga sëmundje të ndryshme duke u siguruar atyre ilaçe të ndryshme që ju nevojiten! 

View this post on Instagram

Edhe pse nuk jam në Shqipëri me mendjen dhe shpirtin tim jam atje! Do të më keni gjithnjë mbështetje dhe do të jem aty për t’ju mbështetur deri sa të kem jetë! Unë tashmë kam dhënë kontributin tim në duar të sigurta , ai është @olticurri ,sepse çfarë nuk po na dëgjojnë veshët dhe çfarë nuk po na shohin sytë! Mbështetja ime nuk do të ndalet këtu, ju do të keni mbështetjen time për aq kohë sa të jetë e nevojshme! Shqipëri e bukur ju jeni e fortë dhe keni dashurinë e të gjithë njerëzve tuaj edhe në ditët kur ti plagosesh rëndë dhe mendon se je me një këmbë në varr, ne do të mblidhemi bashkë dhe do të përpiqemi shumë që ju të riktheheni sërish buzëqeshjen tuaj ashtu siç ju takon të jeni në të vërtetë, e bukur , e bashkuar , e fortë dhe fisnike! Të do Risi fort Shqipe deri në vdekje!🇦🇱👐🕊

A post shared by Riselda Sejdija (@riseldasejdija) on

- SPONSOR -Smiley face

Sot përsëri shohim një postim tjetër nga Riselda duke informuar se  ajo do të jap një kontribut tjetër domethënës  duke dhuruar të gjitha të ardhurat e saj që ajo do të punojë në projektin e saj të fundit në Dubai!  Bëhet pikërisht fjalë për Workshopin e saj të  dytë , ndërkombëtare që ajo do të zhvillojë në 22 dhjetor në Dubai në “Teident Wellness Center “dhe paratë që do të fitoj nga puna e saj do të dhurohen për të mbijetuarit nga tërmeti në Shqipëri. Riselda është shprehur se ajo nuk mund të jetë një babagjysh në këtë tragjedi për të realizuar ëndrrat e popullit të prekur nga fatkeqësia natyrore, por për t’i dhënë njerëzimit pak shpresë dhe  siguri  mundet! Le të bashkohemi me kontribute të rëndësishme dhe le ti bëjmë festat e fundvitit të paktën të ndihen të sigurta ./mulliri.al

 

- SPONSOR -Smiley face