Ajo është një nga moderatoret më të njohura shqiptare dhe nuk ka shqiptar të madh dhe të vogël që të mos ketë parë të paktën një herë emisionin e saj të pasdites. Bëhet fjalë për Rudina Magjistarin, moderatoren e emisionit të pasdites në Tv Klan.
Kemi zgjedhur Rudinën pas karrierës së saj  të gjatë ku  sukseset e pafundme kanë treguar se ajo është  e preferuara  e publikut. Që nga mosha 15 vjeçare Rudina është pjesë e mediave dhe prej disa vitesh na zbukuron pasditet. Një gazetare e dedikuar që gjithmonë ka pasur si  mision  të informojë dhe t’i tregojë publikut gjithçka për të gjitha fushat.

Duke u Ngarkuar...

Në emisionin e saj flitet për gjithçka, për kulturë, për aktualitet, për trendet e fundit të modës, dhe në qendër janë të ftuarit e saj.  Rudina është dera e hapur e artistëve, ne kemi parë gjithmonë që ajo i mbështet shumë artistët duke i promovuar në mënyrën më profesioniste.  Pozitiviteti dhe inteligjenca e saj e bëjnë gjithmonë të ftuarin që të mos ndjehet në siklet, por të jetë si në shtëpi.

Prej vitesh Rudina e ka ruajtur imazhin e saj dhe me mund të themi që ia ka dalë me sukses. Suksesin e saj e kemi parë që nga familjet tona, sapo shkon ora 17:00 të gjithë i kemi sytë  në Tv Klan për të parë se kush do të jetë i ftuari i rradhës , si është veshur Rudina, çfarë na do të na tregoi  sot dhe shumë pyetje të tjera që i bëjmë vetes.
Dhe le të qëndrojmë pak në veshjet e saj. Rudina Magjistari është një nga moderatoret që vishet bukur dhe pikë. Moderatorja e njohur për të respektuar gjithmonë kodin e veshjes, di sesi me anë të veshjes të tregojë klasin që e shoqëron gjithnjë.

Një vajzë e modës që na tregon shpesh me veshjet e saj edhe trendet e fundit të modës.
Po familja e saj? Rudina para pak vitesh është bekuar me një vajzë që e ka quajtur Mia. Ajo dhe bashkëshorti i saj janë tepër të përkushtuar pas engjëllit të tyre Mia…
Po ashtu, Rudina është gjithashtu edhe sipërmarrëse. Ajo prej  vitesh është e përkushtuar edhe për biznesin e saj. Qendra estetike “Velur” është një nga qendrat më të njohura në Tiranë ku ofrohen shumë shërbime dhe ka rezultuar shumë e suksesshme.

Epo doni më arsye pse e quajmë mbretëresha e ekranit? Rudina është një shembull dhe frymëzim për të gjithë femrat shqiptare, të gjitha duan një karrierë të gdhendur dhe kaq të bukur me plot sukses si mbretëresha e pasditeve , “Rudina”. Ne të mulliri.al besojmë tek Rudina dhe jemi të lumtur që sot kemi shkruar për të, për mbretëreshën e pasdites shqiptare…

- SPONSOR -