E bukur, sharmante dhe plot humor ! Ka qënë e ftuar sot në emisionin e pasdites tek “Rudina” aktorja e njohur dhe e shumë pëlqyer Rita Lati.
Rita foli për projektet e reja që ajo ka sjellë dhe për jetën e saj. Plot sharm Rita dukej si një yll i vërtetë dhe me një ngjashmëri të madhe me Marilyn Monroe.

Duke u Ngarkuar...

Aktorja e njohur e humorit u shpreh se ajo do i thoshte Ritës 20 vjeçare që ke jetuar kot pasi jeta që ajo po bën tani është ajo që Rita ka dashur të bëjë duke na treguar të gjithëve se jeta nuk mbaron pas të 30 e as të 40 por fillon kur të duam ne dhe mbaron kur të duam ne prandaj duhet ta shijojmë çdo moment.
Rita gjithashtu tha se mesazhi që i jep vetes është që ajo është e para në këtë botë duke treguar vetëbesimin e saj (me të drejtë në fakt).
Aktorja foli dhe për vajzën e saj moderatoren e “Why Not” Roza Latin duke treguar që kanë një marrëdhënie fantastike dhe që duhet ta kemi shëmbull të gjithë.
A bën punë shtëpie Rita? Jo ! Arsyeja? Sepse ka bërë aq shumë punë shtëpie sa që tha me vete përse të lodhet edhe pse si çdo nënë Rita pranoi se disa punë të vogla i bën.

Sigurisht që nuk munguan as momentet kur Rita tregoi një situatë komike, ajo kishte marrë mbulesën e bukës dhe e ktheu atë në një fustan pasi i pëlqente shumë. Edhe pse priste nënën e saj me frikë kur të vinte në shtëpi, e ëma jo vetëm që nuk e qortoi por madje i tha se i shkonte.
Rita është një nga aktoret e pakta që e karakterizon një sinqeritet i paparë ndaj publikut dhe të gjithë e vlerësojnë këtë gjë.

Në fund të intervistës ajo u shpreh se ka shumë projekte që do vijnë së shpejti dhe ne mezi po presim.

- SPONSOR -