Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora nëpërmjet një postimi në Instagram ka treguar se dy javë më parë i është nënshtruar një operacioni. Ajo ka hequr bajamet dhe për fat të mirë çdo  gjë e ka kaluar me sukses. “Para dy javësh iu nënshtrova tonsillektomisë (heqjes së bajameve) dhe më lejoni t’ju them se nuk është shaka. Është shumë e dhimbshme, por në aspektin pozitiv më ka dhënë kohë që të reflektoj në qetësi dhe të shërohem”, shkruan Rita. Më pas ajo tregon se për ditën e të dashuruarve ka vizatuar disa zemra me ngjyra dhe me to uron njerëzit e dashuruar. “Nuk jam Moneti (Claude Monet, piktor francez), por më pëlqejnë shumë ngjyrat. Prandaj i kam bërë disa vizatime të shpejtë për ditën e të dashuruarve për ata që i dua. Urime dita e Valentinit të dashuruar”, përfundon këngëtarja. Pas kësaj ndërhyrjeje Rita nuk ka treguar se kur do të kthehet me ndonjë projekt muzikore. Megjithatë ashtu siç e thotë edhe vetë ajo, i duhej pak kohë për të pushuar.

- SPONSOR -Smiley face

 

- SPONSOR -Smiley face