Rita Ora duket chic e veshur me një kostum me vija. Ajo ishte e ftuar në një even për të festuar bashkëpunimin e saj me linjën e veshjeve gjermane Onygo.

Ajo ka qënë shumë e zënë me promovimin e këngës më të re Let You Love Me dhe ka performuar në dhjetra evente vetëm brenda kësaj jave.

Smiley face

Rita u fotografua të premte në eventin e Onygo për të festuar fushatën e Onygo që quhet “Është diçka vajzash!”.Rita kishte veshur një kostum ngjyrë blu me vija, poshtë tij një këmishë  të bardhë. Flokët e saj ngjyrë paltini ishin të shtrira dhe e tregonin atë si një kukull ! Ajo kishte theksuar tiparet e saj me një make-up perfekt.

Rita është një nga këngëtaret që ftohet më shumë në evente për të performuar dhe kjo vjen sepse ajo ka shumë fansa kudo që e kërkojnë  gjithmonë. Mesa duket këngëtarja me origjinë shqipëtare e ka vendosur të arrijë çdo sukses !