Rita Ora është duke shijuar sukseset e saj dhe këngëtarën me origjinë shqiptare e shihni kudo ku ka festa dhe ndarje çmimesh. Këtë herë bukuroshja shqiptare ndodhet në Festivalin e Filmit në Kanë, jo për të fituar ndonjë çmim por për qejfin e saj. Ajo që na la pa fjalë ishte veshja e Ritës, një fustan i bardhë që e tregonte shumë sensuale. Të gjithë e pëlqyen veshjen e 28 vjeçares ndërsa nëna e saj vendosi që ti bëj një koment që na shkriu të gjithëve së qeshuri dhe është koment tipik i nënave shqiptare që mundësisht të prishin edhe foton. “Stop Rit, ti harrove të lash enët këtë mëngjes” i komentoi Vera Ora duke e shoqëruar edhe me disa të qeshura komentin e saj por kurioz jemi, a i lau Rita Ora enët pasi i tha e ëma ?!

View this post on Instagram

Thank you team ORA. See you tonight 🥳

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

Duke u Ngarkuar...

- SPONSOR -