Pregatisim si fillim lengun e perimeve sipas recetes qe e gjeni ketu, ose me koncentrate te cilen e shkrijme ne uje te nxehte (1 koncentrate perimesh per 500ml uje) dhe e mbajme gjithmone ne vlim.
Ne nje tigan te madh, kaverdisim ne 1 luge gjalp qepen e grire ne mikser dhe lakren e kuqe te prere ne fije te holla derisa kjo e fundit te zbutet (qepa nuk duhet te marre ngjyre). Shtojme orizin dhe vazhdojme perzierjen edhe per 2-3 minuta te tjera duke e shuar te gjithe perberjen me vere te kuqe ne zjarr te fort. Kur vera te kete avulluar, shtojme 2-3 garuzhde leng perimesh, e perziejme dhe kur lengu te kete avulluar, shtojme 2-3 garuzhde te tjera duke vazhduar ne kete menyre derisa orizi te jete zbutur (rreth 20 minuta).

Duke u Ngarkuar...

Ne nje tigan tjeter, kaverdisim ne pak vaj ulliri pançeten e prere ne kubik te vegjel derisa te marre ngjyre, e shuajme me pak vere te kuqe dhe e leme menjane per t’ia shtuar rizotos ne fund.

Kur rizoto te jete gati, e heqim nga zjarri, shtojme pjesen e mbetur te gjalpit, djathin parmixhano te grire, pançeten dhe i perziejme shume mire. E mbulojme me kapak dhe e leme te pushoje per rreth 10 minuta perpara se ta servirim.

- SPONSOR -